Episodi 58

PISA dhe Sistemi Arsimor: Çfarë pasqyrojnë rezultatet?

me Zgjim Dida

Përmbledhje

Në këtë episod të Prishtina Talks, Zgjim Dida analizon rezultatet e testit ndërkombëtar PISA dhe çfarë pasqyrojnë ato për sistemin arsimor në Kosovë. Duke shpjeguar se çka mat PISA dhe gjashtë nivelet e aftësive në lexim, matematikë e shkencë, Dida ndalet te gjetja më shqetësuese: rreth 83% e nxënësve 15-vjeçarë në Kosovë janë nën nivelin e dytë, pra "analfabetë funksionalë".

Prezantimi i lidh këto rezultate me pasojat në punë e shoqëri (efekti "bottleneck"), me problemet e raportuara në shkolla (dhuna, kërcënimet, armët), me dallimet mes Kosovës dhe vendeve si Gjermania, dhe përfundon me rekomandimet e PISA-s dhe ndryshimet që, sipas folësit, duhet të ndodhin — nga pritshmëritë më të larta te fokusi në të kuptuar mbi memorizim.

Disa pika që trajtohen: 📌 Çka mat PISA dhe gjashtë nivelet e aftësive 📌 83% e nxënësve 15-vjeçarë si "analfabetë funksionalë" 📌 Efekti "bottleneck": si mungesa e formimit bllokon punën e shoqërinë 📌 Dhuna, kërcënimet dhe armët e raportuara në shkollat e Kosovës 📌 Kosova kundër Gjermanisë — dhe pse nxënësi më i mirë ikën 📌 Rekomandimet e PISA-s dhe ndryshimet e nevojshme

📍 Prishtina Talks

Kapitujt