Book Talks

Fokusi i Vjedhur

me Zgjim Dida

Përmbledhje

Në këtë episod të Prishtina Book Talks, Zgjim Dida prezanton librin "Stolen Focus: Why You Can't Pay Attention" të gazetarit Johann Hari — një hulumtim mbi arsyet pse fokusi dhe koncentrimi po humbin në epokën moderne.

Autori — dhe pas tij Dida — argumenton se problemi nuk është dështim individual (mungesë disipline apo vullneti), por një krizë sistemike me shkaqe të matshme: nga shpejtësia e ndërrimit të kontentit dhe multitasking-u, te pagjumësia, kolapsi i leximit, dizajni i social media-ve për "engagement", stresi, dieta e ndotja, deri te ADHD-ja në rritje dhe mbyllja e fëmijëve në shtëpi.

Dida i shpjegon 12 shkaktarët sipas Harit, i lidh me kontekstin lokal, dhe përmbyll me argumentin qendror të librit: problemet sistemike kanë vetëm zgjidhje sistemike, ndërsa "cruel optimism" i zgjidhjeve individuale i shërben pikërisht atyre që përfitojnë nga shpërqendrimi.

Disa pika që trajtohen: 📌 Pse fokusi po humbet çdo vit — dhe pse nuk është faji yt 📌 Multitasking-u ul IQ-në sa marijuana 📌 Gjendja "flow" dhe pse është aq e vështirë sot 📌 "Medium is the message" — Twitter vs. libri 📌 Cruel optimism: si na kthehet faji nga kompanitë te ne 📌 Ndryshime sistemike: java 4-ditore dhe ligjet për kontaktin pas orarit 📌 Fëmijët e mbyllur në shtëpi dhe rritja e ADHD-së

📍 Prishtina Book Talks

Kapitujt